Biznesi në kohë të pandemisë

Këtë të enjtë në “Jeta në Kosovë”, u diskutuan pasojat ekonomike të shpërndarjes së virusit COVID-19.

Si do të ndikojë ne ekonominë vendase stopimi i punës së bizneseve si pasojë e virusit?

A është e mjaftueshme pakoja ndihmëse e qeverisë për bizneset dhe punëtorët?

Prodhuesit dhe odat ekonomike flasin për pasojat individuale në biznese nga virusi.

Ata gjithashtu tregojnë për ndikimin që ka pasur tarifa 100 për qind dhe ndikimi që pritet të ketë tash heqja e kësaj tarife dhe vendosja e reciprocitetit me Serbinë.

“Jeta në Kosovë”, transmetohet çdo të enjte nga ora 20:15 në RTK dhe drejtpërdrejt në “Facebook”, të KALLXO.com. Ndërsa repriza transmetohet të premten në mesditë.