Bizneset që nuk i respektojnë masat do të mbyllen "së paku tre muaj"

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një konfernce për media ka paraqitur masat e reja në luftë kundër pandemisë-19 pas rritjes së numrit të të infekturave në vend.

Hoti tha se situata në Kosovë është e rëndë dhe se nevojiten masa ekstreme për të ndalur rritjen e rasteve me COVID-19.

Sipas masave të reja që priten të hyjnë në fuqi që nga e premtja, operatorët ekonomik dhe shërbimet hoteliere e gastronimike mund të punojnë deri në ora 20:00 ( në qytetet që janë në zonën e gjelbër), 18:00 ( komunat në zonën e portokalltë) dhe 19:00 ( në shtatë komunat me rrezikshmëri të lartë – zonë të kuqe).

Por i pari i ekzekutivit ka theksuar se bizneset të cilat nuk do të respektojnë masat e qeverisë do të mbyllen për tre muaj.

“Masat që do t’i ndërmarrim do të jenë të gjitha sipas ligjit, do të jenë të bazuara në ligj por do të jenë masa ekstreme që do të thotë nëse një qendër tregtare, restorant, institucion nuk i zbaton masat sipas qeverisë dhe ato që përfshihen në ligjin anti-covid do të ketë mbyllje totale për ato biznese së paku tre muaj, nuk kemi zgjidhje tjetër. Kjo situatë që ne po kalojmë krahasohet vetëm me luftën, kjo është kohë lufte”, tha ai.