Bixhozi i paligjshëm - Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj 10 personave
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 10 personave.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate të lëshuar nga Prokuroria Speciale më datë 09.08.2024.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër dhjetë (10) personave”- thuhet në joftim.
Nëntë prej tyre janë akuzuar për shkak të veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Nëntë të akuzuarit për organizim të lojërave të fatit janë me inicialet: A. N., M. B., SH. K., E. D., R. D., F. M., B. G., R. M. dhe M. B.
Tutje, në njoftim thuhet se kundër një të akuzuari është paraqitur aktakuzë nën dyshimin se ka kryer veprën penale – armëmbajtje pa leje.