Bixhoz në Skenderaj, te të dyshuarit u gjetën sprej kimik dhe pendrek

Njësitet policore në Skenderaj kanë realizuar një kontroll në një shtëpi dhe objektet përcjellëse të saj në një fshat të Skenderajt lidhur me dyshimet për organizim të bixhozit.

Gjatë kontrollit, në bodrumin e shtëpisë në fjalë janë hasur gjashtë persona, 294 çipa për lojëra fati, tri palë letra bixhozi dhe një fletore xhepi për mbajtjen e evidencës së lojërave të fatit.

Gjithashtu janë kontrolluar edhe shtatë automjetet që gjendeshin në oborrin e shtëpisë ku në njërën prej automjeteve është gjetur një sprej kimik dhe një shufër gome.

Të gjitha gjësendet e gjetura janë sekuestruar  dhe do të procedohen si prova materiale në procedurën e mëtejme.

Lidhur me rastin, në cilësi të dyshuarit është arrestuar pronari i shtëpisë   B.SH., 32 vjeçar dhe pronari i automjetit S.B., 23 vjeçar.

Pas procedurës së intervsitimit, ndaj pronarit  të shtëpisë është iniciuar rasti për veprën penale; ”Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” ndërsa ndaj pronarit të automjetit është iniciuar rasti: ,,Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim te pa-autorizuar të armëve”.

Me urdhër të prokurorit  të  dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.