Foto: Ilustrim

Bixhoz ilegal në Fushë Kosovë, ka të arrestuar

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar pronari i një lokali pasi gjatë bastisjes janë gjetur pajisje që shërbejnë për lojëra fati (bixhoz).

Sipas Policisë, brenda lokalit ishin katër persona duke luajtur bixhoz.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se janë konfiskuar pesë kompjuterë.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Fushë Kosovë.