Foto: Ilustrim

Bixhoz ilegal në banesë private në Gjakovë

Në 24-të orët e fundit në raportin e Policisë së Kosovës janë raportuar dy raste të organizimit të lojërave ilegale të fatit.

Rastet vijnë nga Komuna e Gjakovës dhe Skenderajt.

Në Gjakovë është arrestuar një person pasi që dyshohet se në banesën e tij kishte organizuar lojëra të fatit-bixhoz.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një tavolinë e bixhozit, dhe një roletë për lojë.

Po ashtu nga personat e përfshirë janë sekuestruar një sasi e konsideruar e të hollave.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte.

Ndërsa në Skenderaj gjatë një kontrolli në një lokal janë hasur tre persona të dyshuar që ishin duke zhvilluar lojëra të fatit.

Si provë materiale në vend të ngjarjes janë sekuestruar katër TV, një shtëpizë, një tastierë si dhe një printer.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.