Foto: REL/Reuters

Bitcoin-it i bie vlera për 13%

Vlera e Bitcoin ka rënë për 13% sot, duke rritur humbjet për kriptovalutat.

Bitcoin, i cili përbën më shumë se 45% të tregut global të kriptovalutave, po tregtonte rreth 33,000 dollarë për monedhë të dielën në mëngjes me kohën lindore, raporton CNN.

Drejtori ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, postimet e të cilit ndikojnë rregullisht në tregun e kriptovalutave, të shtunën nënvizoi mbështetjen e tij për monedhat dixhitale, duke i dhënë Bitcoin një nxitje të lehtë pas një jave shumë të vështirë. “Beteja e vërtetë është midis fiat dhe kriptos. Në ekuilibër, unë e mbështes këtë të fundit”, shkroi Musk të shtunën në mëngjes. Bitcoin u rrit mbi 38,000 dollarë, por nga e shtuna në mbrëmje filloi të binte përsëri.

Kriptovalutat e tjera gjithashtu ranë gjatë fundjavës. “Ethereum” ishte poshtë 20% të dielën në mëngjes, duke tregtuar rreth 1,900 dollarë. “Dogecoin” ra 16% dhe monedha Binance ishte poshtë 26%.

Të mërkurën, u zhdukën rreth 1 trilion dollarë në vlerën e tregut. Shitja filloi pasi autoritetet kineze njoftuan kufizime të mëtejshme në transaksionet e kriptovalutave brenda kufijve të saj.

Deklaratat nga Pekini shqetësuan tregun e kriptovalutave tashmë të paqëndrueshëm dhe Bitcoin ra për 30% në 30,000 dollarë, pika më e ulët që prej janarit. Ethereum ra më shumë se 40%, dhe Dogecoin dhe Binance humbën rreth 30%.

Rregullatorët amerikanë gjithashtu lanë të kuptohet për kufizime, me Departamentin e Thesarit duke njoftuar se çdo transfer i monedhës dixhitale me vlerë prej 10,000 dollarë ose më shumë duhet të raportohet në Shërbimin e Brendshëm të të Ardhurave.

Ky lloj paqëndrueshmërie në sektorin e kriptovalutave nuk është i ri por ndërsa monedhat dixhitale bëhen më të zakonshme, ndryshimet e tyre po tërheqin më shumë vëmendje midis investitorëve.

Humbjet e fundit filluan më 12 maj, kur Musk ndryshoi mendim në angazhimin e Tesla për mospranimin e pagesave me Bitcoin, duke përmendur shqetësimet mjedisore.

Edhe me humbjet e javës së kaluar, Bitcoin është akoma më shumë se 250% se gjatë vitit të kaluar.