Foto: REL/Reuters

Bitcoin bie nën 30.000 dollarë

Kriza në tregun e valutave digjitale vazhdoi sot, me bitcoin duke rënë në nivelin më të ulët në pesë muaj.

Monedha digjitale më e vjetër në botë ka humbur 8 për qind të vlerës së saj dhe aktualisht po tregtohet me një çmim prej 29.674,25 dollarë, sipas CoinMetrix.

Valutat tjera digjitale janë gjithashtu nën presion të fortë. Etherum u përmbys me 8 për qind, dhe dodgecoin me më shumë se 16 për qind. Tregtarët kanë paralajmëruar se rënia nën nivelin e 30.000 dollarëve amerikanë mund të çojë në humbje të mëtejshme./21Media