Foto: Besnik Bislimi/Facebook

Bislimi: Zgjerohet Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, i shtohen dy hapësira dhe katër porta

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka njoftuar se këtë javë është mbajtur ceremonia e inaugurimit të punimeve të fundit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Bislimi ka njoftuar se në kuadër të të zgjerimit të infrastrukturës janë ndërtuar dy hapësira të reja e janë shtuar katër porta.

“Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” po rritet e zgjerohet. Për të gjithë udhëtarët që fluturojnë përmes tij e veçanërisht për kushte më të mira edhe për diasporën tonë në udhëtimet e tyre. Këtë javë u mbajt ceremonia e inagurimit të punimeve të fundit, ku në kuadër të zgjerimit të infrastrukturës janë ndërtuar dy hapësira të reja e janë shtuar katër porta, me rreth 1300 m2 shtesë ndërtim”- thuhet në njoftim.

Sipas Bislimit, tashmë numri total i portave të fluturimeve mbërrin në 12 nga 8 sa ishin më herët, duke vazhduar me rritjen e kapacitetit të terminalit.