Bislimi udhëtoi për vizitë zyrtare në Hagë

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt qytetit të Hagës në Holandë.

Sipas njoftimit, Bislimi atje do të zhvillojë disa vizita.

“Zëvendëskryeministri Bislimi do të ketë bashkëbisedim me deputetët e Komisionit për Çështje Evropiane të Parlamentit të Holandës si dhe vizitë në Këshillin Ekonomik dhe Social (SER)”- ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

Ndërsa dje, Bislimi ka qëndruar në Bruksel ku është takuar me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Temë diskutimi në takimin mes tij dhe Miroslav Lajcak ishte përgatitja e mbajtjes së takimit në nivel të lartë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq.