Bislimi tregon se a do të lirohet çmimi i bukës pas heqjes së tarifës

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi në emisionin “Jeta në Kosovë” tha se pas largimit të taksës 100 për qind për produktet serbe, nëse importuesit e miellit nuk e ulin çmimin, do të dënohen.

“Ne e kemi liru miellin nga një taksë shtesë përkohësisht dhe presim që kjo mu bartë në zingjir të prodhimit. Nëse ne dalim me konkluzion që njëri prej pjesëmarrësve në zingjir të prodhimit e ka përdor masën tonë politike për me e rrit çmimin, ne kemi me gjet mënyra qysh me ndërhy aty”, tha Bislimi.

“Ne nuk ia kemi rritë çmimin furrtarit por improtuesit, nëse importuesi këtë çmim nuk e bartë në çmim më të ulët që ia shet furrtarit, ai nuk ka faj. Ne do ta dënojmë importuesin, këtë na lëni neve”, tha Bislimi.

Shtrejntimi i bukës në Kosovë kishte ndodhur në momentin që Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, në vitin 2018 kishte vendosur taksë prej 100% për produktet e Serbisë.

Kurse, Qeveria në detyrë e Kosovës nga 1 prilli e ka hequr tarifën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës duke vendosur masën e reciprocitetit ndaj Serbisë.