Bislimi - Tahirit: Është marre të jesh shef i grupit e mos me dit me shkru emrin tënd

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është zhvilluar një debat mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe shefit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Ableard Tahiri.

Duke folur për planin e Qeverisë Kurti 2, pas replikës së Tahirit, Bislimi i është drejtuar Tahirit duke i thënë se nuk di të shkruaj emrin e tij.

“Në çdo adresim kemi përdorur dy terme është e pahijshme është marre. Nuk është marre me prezantu program, është marre me qenë ministër e shef i grupit parlamentar e mos me dit me shkru emrin ton është marre qajo, me ardh me prezantu  program e kemi obligim jo marre por obligim”, ka thënë Bislimi.

Para replikës së Bilimit, Tahiri i ka thënë Bislimit se nuk duhet të dal në foltore dhe të bëjë hajgare, por të flas për projektet ekonomi, të rarsyrtojë punët e tyre e jo të tallet me ta.