Bislimi pret në takim ambasadorin e Irlandës, flasin rreth fuqizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim ambasadorin jorezident të Irlandës, Ragnar Almqvist, të hënën më 30.09.2024.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media, ku thuhet se gjatë takimit, Bislimi ka falënderuar Almqvist për përkrahjen e Irlandës ndaj Kosovës, veçanërisht për mbështetjen në arenën ndërkombëtare.
“Në takim u bisedua rreth fuqizimit të marrëdhënieve e bashkëpunimit bilateral mes dy shteteve tona në fusha me interes të përbashkët. Fokusi u përqendrua në mundësinë e kultivimit të shkëmbimit tregtar, investimeve ekonomike dhe projekteve kulturore midis dy vendeve tona, me theks në rrafshin e shkëmbimit të përvojave dhe në angazhimin e diasporës”- thuhet në njoftimi.
Tutje, Zëvendëskryeministri Bislimi, thuhet se e njohu ambasadorin irlandez edhe me aktualitetin e zhvillimet në vend për tri vitet e qeverisjes së tyre, duke theksuar indikatorët ekonomikë.
Zyra e zëvendëskryeministrit, ka njoftuar se Bislimi ka falënderuar ambasadorin për takimin dhe bisedën duke shtuar se Kosova mbetet e gatshme për bashkëpunim dhe thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve mes dy vendeve.