Bislimi përfundon vizitën 3 ditore në Bruksel, temë diskutimi anëtarësimi në BE
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka publikuar një video në profilin e tij në Facebook mbi takimet 3 ditore të zhvilluara në Bruksel në lidhje me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Bislimi ka njoftuar se ka mbajtur takime në Parlament, Këshill e Komision Evropian, duke e cilësuar si të veçantë takimin me Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.
“Ky është një hap i natyrshëm dhe jemi gati për aplikimin për anëtarësim dhe kalimin mëtej në fazat e ardhshme, me përkushtimin e plotë në rrugën e gjatë përpara dhe në proceset e integrimit evropian” – ka shkruar Bislimi në Facebook.
“Aplikimi për anëtarësim në BE, është shenjë e përkushtimit maksimal të Kosovës ndaj Bashkimit Evropian, të ndërthurur me mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve të BE-së ndaj rrugëtimit e procesit të integrimit evropian të vendit” – ka shkruar tutje ai.
Këtu mund ta shihni videon.