Bislimi në Uashington, pjesëmarrës në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për 112-vjetorin e pavarësisë
08.12.2024 - 16:10
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka marrë pjesë në një ngjarje të organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Uashington me rastin e 112-vjetorit të pavarësisë
Zëvendëskryeministri i parë ishte i shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës, Ilir Dugolli, njfton Zyra e Kryeministrit.
Sipas një njoftimit për media, gjatë ngjarjes, zëvendëskryeministri takoi edhe zëvendësndihmës Sekretarin për Ballkanin Perëndimor nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Alexander Kasanof, ambasadorë, diplomatë dhe pjesëtarë të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.