Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Bislimi: Në Bruksel jemi dakorduar me Serbinë që t’i hapim arkivat

Pas takimeve bilaterale dhe trilatrale në Bruksel, zëvendëskryeministri për dialog, Besnik Bislimi tha që pala serbe është dakorduar që të hapen të gjitha arkivat, duke përfshirë edhe arkivat e Kosovës për UÇK-në.

“Pala serbe ka thënë se janë dakord që të hapen të gjitha arkivat. Të gjitha arkivat, sipas tyre nënkupton që edhe të hapen arkivat shtetërore të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK-në. Mendoj që kjo fillimisht është në interes tonë për arsye se shumica e varrezave masive ku pretendohet se janë pjesët e mbetura të mbi 1,600 qytetarëve ndodhen në këto varreza, për të cilat informata kanë kryesisht arkivat ushtarake të Serbisë”, tha Bislimi.

Të martën dhe të mërkurën Kosova dhe Serbia kanë mbajtur takime bilatrale dhe trilaterale në Bruksel, nën ndërmjetësimin  e të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Sot në një konferencë për media, Bislimi tha që në këto takime tema kryesore kanë qenë të pagjeturit, mirëpo është diskutuar edhe për marrëveshjen e targave, energjisë.

Temat që u biseduan në Bruksel