Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Bislimi: Në Bruksel është diskutuar për personat e pagjetur

 

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se njëra ndër temat e diskutuara në takimet në Bruksel ka qenë edhe çështja e personave të pagjetur.

“Kemi diskutuar edhe për çështjen e të pa gjeturve. Kemi marrë me vete edhe komisionin kosovar, përfaqesuesin Andin Hotin. Edhe te ky dokument jemi para finalizimit dhe mund të themi që edhe aty jemi afër”, ka thënë Bislimi gjatë raportimit para Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme.

Çështja e rrymës në veri të Kosovës dhe zgjidhja e fatit të personave të pagjetur, ishin tema që u diskutuan për 11 orë në takimin e mbajtur në fund të muajit shkurt në Bruksel mes dy kryenegociatorëve të Serbisë dhe Kosovës.

BE: Rryma në veri dhe të pagjeturit – temat që janë diskutuar në takimin 11-orësh mes Kosovës dhe Serbisë në shkurt