Bislimi: Mund të përballemi me "Contour Global" në Arbitrazh

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka thënë se me kompaninë “Contour Global” mund të ballafaqohen në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, pas tëheqjes së kësaj kompanie nga ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re”.

“Ata në fakt më 17 mars kanë deklaruar se po tërhiqen nga Kosova, nuk e di a kanë rrejtë, por edhe na mundemi me i ndjek në Arbitrazh, edhe ata neve. Nuk e dimë se cili ka qenë motivi nga tërheqja,  se cili ka qenë motivi prapa tërheqjes”, ka shtuar ai.

“Unë mendoj që në të kaluarën qeveria e shkuar nuk ka pasur përgatitje të madhe ligjore për këtë kompani të madhe”, shtoi Bislimi në emisionin “Jeta në Kosovë”,

 

“Contour Global” ka ndaluar planet për ndërtimin e një termocentrali me qymyr 500 megavatësh në Kosovë më 17 mars dhe tha se nuk do të bëjë investime të tjera në termocentrale nga qymyri.

Sonte në emisionin “Jeta në Kosovë” është duke transmetuar intervistë me ministrin e Financave, Besnik Bislimi si dhe do të zhvillohet debat me shqiptarët e Amerikës, të cilët janë bashkuar dhe mobilizuar në dhjetëra organizata dhe i kanë shkruar letër presidentit Trump, Kongresit e Senatit amerikan, për të ndaluar një marrëveshje potencialisht të dëmshme e të ngutshme mes Kosovës dhe Serbisë.

ContourGlobal ndalon planet për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.