
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Bislimi: Institucionet publike e kanë obligim të sigurojnë kushtet që kryetarët të ushtrojnë detyrat e tyre
Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi ka deklariar se institucionet publike e kanë obligim të sigurojnë kushtet që kryetarët të ushtrojnë detyrat e tyre, pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.
Pesë policë morën lëndime të lehta trupore dhe u dëmtuan katër makina të policisë, nga sulmet me mjete të forta të protestusëve, pasi këta të fundit bllokuan hyrjet në objektet e komunave në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.
Kurse, Bislimi ka thënë kryetarёt e komunave tё Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, qё u betuan dje, e kanё obligim ligjor tё fillojnё punёn menjёherё.
“Institucionet publike e kanё obligim tё sigurojnё kushtet qё tё njejtёt tё ushtrojnё detyrat dhe pёrgjegjёsitё e tyre. Si kryetarё tё komunave, ata mund tё ushtrojnё pёrgjegjёsitё e tyre vetёm nga ndёrtesat e komunёs”- është shprehur Bislimi.
Sipas tij, kryetarët e ardhur me votë mund të rrëzohen me votë.
“Tё pёrzgjedhurit e qytetarёve si rregull rrallёherё gёzojnё mbёshtetjen e secilit qytetar. Por kjo nuk nёnkupton qё qytetarёt e pakёnaqur mund tё bllokojnё shkuarjen e tё pёrzgjedhurve nё vendet e tyre tё punёs. Njё praktikё e tillё do tё çonte shumё lehtё nё situata absurde ku asnjё kryetar, nё asnjё komunё nuk do tё mund tё ushtronte detyrat e marra”- shtoi tutje Bislimi.
Bislimi tutje thekson se kryetarёt e porsaemёruar i uron pёr pёrgjegjёsitё e reja dhe ua rikujton qё janё aty pёr tё promovuar interesat e secilit qytetar pa dallim tё bindjeve politike, pёrkatёsisё etnike, statusit social, moshёs apo gjinisё.
“Qytetarёt i ftoj qё t’u japin kohё tё sapozgjedhurve tё tregojnё se nё ç’masё i qёndrojnё mbrapa premtimeve tё bёra dhe principeve tё njё qeverisjeje tё drejtё, efikase, transparente, e nё shёrbim tё qytetarit”- shtoi më tej Bislimi.
Derisa, u bëri thirrje mekanizmave të sigurisё qё tё bёjnё maksimumin pёr tё garantuar sigurinё e qytetarёve dhe njё ambient tё qetё pёr tё gjithё.
KALLXO.com po raporton në kohë reale nga veriu i Kosovës:
LIVE – Zhvillimet e fundit në veri