Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Bislimi flet për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë

 

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka folur për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Në Bruksel janë nënshkruar 33 marrëveshje. Dhe ka 2 mënyra qysh munden me u rangu, me alfabet dhe me kronologji. Nuk asnjë mënyrë që ato të rangohen sa i përket rendesisë. Ne asociacionin e shohim si njeren nga 33 marrëveshje. Për neve gjithe zhurma qe është ngrit për asosacionin është artificiale. Ndoshta pa qëllim ne e ushqejme temen duke u marrë koti me të”, ka thënë Bislimi para deputetëve, anëtarë te Komisionit për Punë të Jashtme.

Deputetja Ariana Musliu ka pyetur nëse asosacionini komunave serbe është kusht nga ana e BE-së për një dialog të suksesshëm.

“BE-ja thotë duhet të implementohen marrëveshjet. Nuk ka kushte, dhe e njejta BE thotë lista e mosimplementimit të marrëveshjes është dy fish më e gjatë tek pala serbe se tek pala kosovare”, ka thënë Bislimi.

Bislimi: Në Bruksel është diskutuar për personat e pagjetur