FOTO - Bislimi e Sveçla festojnë 28 Nëntorin me policët në veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka të hënën më 28 nëntor qëndroi në veri të vendit.

Nga atje, Sveçla ka publikuar fotografi në Facebook ku ka treguar se ka festuar me zyrtarët policorë Ditën e Flamurit.

“Me fli të përgatitur nga një nënë nga Llapi e një vajzë nga Istogu, u bashkuam rreth sofrës për të festuar bashkë festën e 28 Nëntorit me zyrtarë policor të cilët me vullnet, profesionalizëm e përkushtim po kryejnë detyrat e tyre në veri të vendit tonë.” – ka shkruar ai në Facebook.

Sveçla shtoi se me zemërbardhësinë e popullit tonë dhe vendosmërinë e të gjithë zyrtarëve shtetëror, rrugëtimi ynë është i pandalshëm.

Në fotografitë e publikuara, së bashku me Sveçlën shihet edhe zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besik Bislimi.