Bislimi e Gërvalla të hënën e presin ndaras në takim homologun nga Luksemburgu, Xavier Bettel

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, të hënën (04.11.2024) e pret në takim Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Luksenburgut, Xavier Bettel.

Takimi mes Bislimit dhe Bettelit do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës me fillim nga ora 13:55.

Pas këtij takimi do të mbahet konferencë e përbashkët për media në ora 15:00.

Në kuadër të konferencës pritet të nënshkruhet edhe një memorandum mirëkuptimi mes Kosovës dhe Luksenburgut.

Bettel pritet të takohet edhe me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Siç njofton MPJD, pas takimi pritet të ketë konferencë për media.