Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, Foto: ZKM
Bislimi dënon mesazhin antishqiptar në Bujanoc: Pjesë e një modeli kërcënimesh dhe represionesh
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar ndaj një mesazhi antishqiptar që u shfaq në Bujanoc, të cilin e quajti pjesë të një modeli më të madh kërcënimesh dhe represionesh kundër shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
“Vdekje për shqiptarët. Nuk ju duam. Kosova është Serbi!” është një tjetër mesazh urrejtjeje që u gjet sot në hyrjen e repartit të fëmijëve në Bujanoc. Kjo nuk është një incident i izoluar, por pjesë e një modeli më të gjerë të kërcënimeve dhe represioneve kundër shqiptarëve në Luginën e Preshevës.”- ka shkruar Bislimi në rrjetin social “X”.
“Death to Albanians. We don’t want you. Kosovo is Serbia!” Another hateful message was found today at the entrance of the children’s ward in Bujanovc. This is not an isolated incident, but part of a larger pattern of threats & repression against Albanians in the Presheva Valley. pic.twitter.com/nKmM6QGd2b
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) August 19, 2024
Një numër i madh i qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës kanë protestuar më 12.08.2024, në sheshin e Bujanocit.
Në protestë janë para qytetarë me pankarta “Duam libra shqip”, “Të shtypur po të nënshtruar jo”, “Stop pasivizimit selektiv”, dhe të tjera.
Këshilli Organizativ i Protestës “Për Identitet dhe Dinjitet”, tha që po protestojnë për shumë arsye e që emërues të përbashkët ka trajtimin si qytetarë të dorës së dytë.
Deputeti Kamberi në prag të protestës tha se po përballen me një valë të re presioni dhe intimidimi të nga ana e Policisë dhe organeve ligj – zbatuese në Bujanoc e Vranjë.