Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Birol Urcan zgjidhet anëtar i ri në Bordin e RTK-së

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur për anëtar të ri të bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), nga radhët e komuniteteve tjera jo shumicë.

Urcan u zgjodh si anëtar i bordit të RTK-së me 49 vota, kurse kundër kandidati i tij Altin Shabanin ka grumbulluar rreth 33 vota.

Për këtë pikë të rendit të ditës, për zgjedhjen e anëtarit  të Bordit të RTK-së nga komunitetet e tjera jo shumicë, kanë marrë pjesë në votim 88 deputetë. Gjashtë fletë votime kanë qenë të pavlefshme.