BIRN vazhdon diskutimet mbi rregullimin e mediave në internet në Evropën Juglindore

Rrjeti Balkanik për Gazetari Hulumtuese do të zhvillojë debatin e dytë publik më 22 dhjetor me një grup ekspertësh nga i gjithë rajoni të cilët do të diskutojnë për praktikën gjyqësore dhe sfidat ligjore të rregullimit të mediave në internet.

Dezinformimi, gjuha e urrejtjes dhe diskriminimi vazhdojnë të jenë sfidat kryesore në hapësirën digjitale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, kryesisht për shkak të pandemisë COVID-19, e cila shkaktoi rritje të lajmeve të rreme. Për të shmangur këto fenomene negative, media digjitale ka nevojë për rregullim, i cili siguron nivel të lartë profesionalizmi dhe objektiviteti, por në të njëjtën kohë parandalon format e censurës, ndikimit në pavarësinë e medias ose lirinë e shprehjes.

Debati me emrin “Praktika gjyqësore dhe rregullimi i mediave në Ballkan” do të moderohet nga eksperti malazez i medias dhe këshilltari i BIRN, Vuk Maras, të cilët do përqendrohen në rregulloren ekzistuese kombëtare dhe efektivitetin e saj , si dhe sigurimin e një linje të qartë mes rregullimit dhe cenzurës.

Në debat gjithashtu do të diskutohet për standartet dhe praktikat ndërkombëtare si dhe praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane të drejtave të njeriut në këtë fushë.

Panelistët që do marrin pjesë në diskutim janë:

Edina Harbinja-PhD në Media/Ligji i privatësisë (pedagoge në Universitetin Aston)
Lazar Sandev, avokat (zyra e avokatit Filip Medraski, Maqedoni e Veriut)
Jelena Kleut-PhD në shkencat e komunikimit (Profesoreshë në Fakultetin Filozofik në Novi Sad, Serbi)
Elvin Luku-PhD në shkencat e komunikimit (CEO në qendrën shqiptare MediaLook në Shqipëri)
Milan Radoviq- I diplomuar në Fakultetin Filozofik (Drejtor i programit Aleanca qytetare dhe anëtar i këshillit të transmetuesit publik malazez)
Snezhana Trpevska-PhD në Shkencat Sociologjike( Eksperte e kërkimit në RESIS, Maqedoni e Veriut).

Ky trajnim është mbështetur nga qeveria e Britanisë së Madhe.

Për tu bërë pjesë e këtij diskutimi online, duhet të lidheni përmes platformës ZOOM të martën më 22 dhjetor në mesditë.

Linkun për regjistrim e gjeni këtu