
BIRN sjell në Prishtinë artefakte të viktimave të gjenocidit të Srebrenicës
Në Ditën ndërkombëtare të kujtimit të gjenocidit në Srebrenicë, nesër, më 11.07.2024, Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) do të shpalosë në Prishtinë artefakte të viktimave të gjenocidit.
Artefaktet arrijnë në Kosovë përmes BIRN Bosnjë e Hercegovinës dhe do të ekspozohen në Shtëpinë e Gazetarëve (Reporting House), në ish- shtëpinë e mallrave “Gërmia” në Prishtinë.
Artefaktet janë gjësendet e viktimave të gjenocidit që i kanë ruajtur familjarët e viktimave dhe që shpalosen si pjesë e bashkëpunimit që BIRN dhe Prishtina Biennale kanë krijuar me Qendrën e Memorialit të Srebrenicës.
Në ceremoninë e shpalosjes së artefakteve do të marrin pjesë Emilija Rexhepi, zëvendëskryeministre e Kosovës, dhe Mensur Bektiq, përfaqësues i familjarëve boshnjakë të vrarë në luftën e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Shpalosja e artefakteve bëhet nën kurimin e Gazmend Ejupit.
Këto artefakte janë dhuruar nga Amra Begiq dhe tregojnë historinë e gjësendeve të babait të saj të vrarë në Srebrenicë, siç mund të shihen në këtë video:
www.kallxo.com