Trajnimi në Mitrovicë

BIRN mban trajnime nëpër Komunat e Kosovës "mbi të drejtën e pronës"

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) ka organizuar trajnim njëditor në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë dhe Gjilan për gazetarë, zyrtarë të marrëdhënieve me publikun dhe influencerë “mbi të drejtat e pronës”.

Në pjesën e parë të trajnimit, është ligjëruar për sfidat e problemeve pronësore, bazat ligjore që e rregullojnë çështjen e pronës.

Pjesa e dytë e trajnimit i është dedikuar ndryshimeve në Ligjin e Kadastrit dhe menaxhimin e Zyrave Kadastrale, të drejtën e qasjes në informacionet pronësore, si dhe sigurimin e informacionet për çështjet e pronës – duke respektuar Ligjin për Privatësinë dhe Ligjin për Kadastër.

Ligjërues të këtij trajnimi janë Kreshnik Gashi, kryeredaktor në KALLXO.com dhe Labinot Leposhtica, ekspert ligjor.

BIRN, gjatë muajit dhjetor 2024, do të mbajë trajnim të ngjajshëm edhe në qytetin e Ferizajit, Pejës dhe Gjakovës.

Ky trajnim është mbajtur në kuadër të projektit “Public Information and Awareness Services for Vulnerable Communities in Kosovo (PIAKOS)”, i financuar nga Banka Botërore – Fondi Për Paqe e Shtet-ndërtim.

Këto seanca trajnimi në shtatë Komunat e Kosovës kanë për qëllim zhvillimin e kapacitetit të gazetarëve dhe influencerëve, medieve lokale – përfshirë redaktorët, zyrtarët e marrëdhënieve me publikun, si dhe zyrtarët e komunikimit mbi Ligjin e ri për Kadastër, kontratat e shitblerjes së pronave të luajtshme e të paluajtshme, procedurat administrative për regjistrimin e pronave dhe mënyrën e raportimit mbi këto çështje.

Sesionet e trajnimit, të drejtuara nga ekspertë ligjorë, financiarë dhe redaktorë nga BIRN Kosova, parashihet të zhvillohen në shtatë Komuna – përfshirë Prishtinën, Prizrenin, Pejën, Gjakovën, Gjilanin, Mitrovicën dhe Ferizajin.