BIRN mban trajnim me studentët e Fakultetit të Gazetarisë për standardet e verifikimit të fakteve

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) ka mbajtur një trajnim dyditor me mbi 40 studentë të Fakultetit të Gazetarisë për standardet e verifikimit të fakteve.

Në ditën e parë të trajnimit është ligjëruar për rëndësinë e fakteve në hulumtim, krypometrin, etikën në gazetari, raportimin e së vërtetës, privatësinë, të drejtat e autorit dhe mbrojtjen e burimeve.

Dita e dytë e trajnimit mbi standardet e verifikimit të fakteve ka qenë e ndarë në dy pjesë.

Në pjesën e parë të trajnimit studentët kanë pasur mundësinë të marrin njohuri për mënyrën e vërtetimit të fakteve, raportimin e sigurt në gazetari, hulumtimin bazuar në standardet e IFCN, hulumtimet e thella televizive dhe hulumtimet bazuar në raportimet e sinjalizuesve.

Ndërsa në pjesën e dytë të trajnimit, studentët e kanë praktikuar intervistën ‘step-door’.

Ligjërues të këtij trajnimi kanë qenë Kreshnik Gashi, autor i emisionit “Drejtësia në Kosovë”, Visar Prebreza, redaktor përgjegjës për hulumtimet në BIRN Kosova dhe Labinot Leposhtica, koordinator i Zyrës Ligjore në BIRN Kosova.

Pjesëmarrësit e trajnimit të mbajtur më 21 dhe 22 tetor janë pajisur me certifikata për njohuritë që kanë fituar nga ligjëratat dhe përvojat e tre ligjëruesve.

BIRN do të mbajë edhe një trajnim me studentë të gazetarisë gjatë muajve të ardhshëm. Përveç trajnimeve me studentë të gazetarisë, BIRN është duke mbajtur trajnim mbi standardet e verifikimit të fakteve edhe me media lokale.

Trajnimi i ardhshëm me media lokale do të mbahet në Gjilan. Ndërsa gjatë muajve të ardhshëm trajnime të tilla do të mbahen edhe në Ferizaj, Prizren dhe Gjakovë.

Ky trajnim është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

Foto: Atdhe Mulla/Kallxo.com
Foto: Atdhe Mulla/Kallxo.com
Foto: Atdhe Mulla/Kallxo.com
Foto: Atdhe Mulla/Kallxo.com
Foto: Atdhe Mulla/Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).