BIRN Kosova rishpall tender për prodhimin e dokumentarit për zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë

BIRN Kosova, në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Europeanization of Kosovo’s Environmental Agenda”, rishpall tender për prodhimin e një dokumentari deri në 60 minuta për zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë.

Ky dokumentar ka për qëllim të rrisë vetëdijen dhe t’i informojë qytetarët rreth dëmit që po i bëhet ambientit në Kosovë.

Objektivi kryesor i këtij tenderi është të kontraktohet një kompani profesionale në Kosovë për prodhimin e dokumentarit deri në 60 minuta. Ky dokumentar do të jetë pasues i dokumentarit të BIRN-it “Mbretëria e Qymyrit” që ka fituar çmimin “Best Green Documentary” në festivalin DokuFest në Prizren, në vitin 2011.

Ky dokumentar do të shfrytëzojë informacione të nxjerra nga qytetarët e ndikuar nga degradimi i ambientit, komunitetet lokale, organizatat e shoqërisë civile, aktivistë të ambientit, zyrtarë publikë, ministri dhe institucione të tjera relevante, profesorë të inxhinierisë së ambientit, efiçiencës së energjisë dhe ndryshimeve klimatike, organizata ndërkombëtare të shëndetit dhe ambientit si dhe ekspertë nga Bashkimi Evropian dhe donatorë ndërkombëtarë që kanë kontribuar në mbrojtjen e mjedisit në Kosovë.

Ky aktivitet do të implementohet në vitin 2021.

Aplikimet duhet të dorëzohen te  [email protected], me subjektin “Aplikime për tender me numër të referencës 2021/01 – Prodhim Dokumentari – [EMRI I APLIKUESIT], më së largu deri më 12/03/2021, 23:59.

 *Shuma maksimale që do të ofrohet për prodhimin e dokumentarit është 30,000 EUR.

Për të marrë më shumë informata, udhëzime dhe shkarkuar formën e aplikacionit klikoni në linqet më poshtë:

Ky tender është hapur përmes projektit “Europeanization of Kosovo’s Environmental Agenda”. Ky projekt mbështetet nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe implementohet nga BIRN Kosova, TV Mrezha, ERA Group dhe Bankwatch.