Takimi i dialogut me të rinjtë

ERA Group mban takime me të rinjtë për edukimin rreth mbrojtjes së mjedisit

ERA Group ka mbajtur dy takime të dialogut me të rinjtë nga komunat e Pejës dhe Gjakovës.

Qëllimi i takimeve të dialogut me të rijnë ishte edukimi i të rinjve rreth mbrojtjes së mjedisit si dhe promovimi i praktikave të mira mjedisore.

Takimet u mbajtën në datat 17 dhe 20 maj, në kuadër të projektit “Europeanization of Kosovo’s Environmental Agenda”, mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe implementuar nga BIRN Kosova, Bankwatch, ERA Group, dhe TV Mrezha.

Takimet e dialogut me të rinjë u mbajtën nga Drejtori Ekzekutiv i ERA Group, Fatos Lajqi.

Gjatë takimeve, pjesëmarrësit biseduan për zonat e mbrojtura dhe rëndësinë e tyre.

Gjithashtu, atyre u ofrua mundësia të mësojnë më shumë rreth iniciativave të shoqërisë civile për mbrojtjen e mjedisit dhe mënyrat e avokimit mbi çështjet e ngutshme mjedisore, siç është rasti i kampanjës “Mos ma prek Lumbardhin”.

Në takimin e dialogut, i cili u mbajt në komunën e Pejës, morën pjesë gjithsej 54 të rinjë, ndërsa në atë të komunës së Gjakovës, morën pjesë gjithsej 55 të rinjë.

Këto dy takime të dialogut me të rinjë u organizuan brenda kampanjës “Ditët e energjisë së gjelbër 2022”, organizuar nga partnerët e projektit “Europeanization of Kosovo’s Environmental Agenda”.

Takimi i dialogut me të rinjtë

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.