BIRN hap thirrjen për aplikim për Bursën Ballkanike në Gazetari

Programi për bursa i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) po zgjerohet. Pas 14 viteve mbështetje të gazetarëve nëpër Ballkan, ne tani jemi duke pranuar aplikime edhe nga Vendet e Grupit Visegrad- Republika Çeke, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia.

Bursa për Ekselencë në gazetari përfshin mbështetje financiare dhe editoriale për gazetarët profesionistë të cilët kanë ide të forta për hulumtime ndërkufitare.

Tema e këtij viti është Sundimi i Ligjit.

Na dërgoni aplikimin dhe propozimin tuaj deri më 10 mars.

Cdo vit, 10 gazetarë zgjidhen përmes konkursit të hapur për të marrë mbështetje financiare dhe profesionale për të kryer hulumtime më të thella dhe për të shkruar storje gazetareske të cilat zbulojnë diçka të re për botën tonë- ose që hedhin dritë të re mbi storjet tashmë të njohura.

Përveç përgjigjeve se kush, çka, kur, ku dhe pse të stories tuaj, propozimet tuaja duhet t’i përgjigjen pyetjeve: çka pastaj? Pse duhet t’i interesojë kjo lexuesve tuaj?

Aplikantët e përzgjedhur nga një komision i pavarur për të qenë pjesë e bursës do të marrin 3,000 Euro, si dhe do t’u mbulohen shpenzimet e udhëtimit dhe hulumtimit. Ata gjithashtu do të ndjekin seminare ndërkombëtare dhe të marrin mësime të vazhdueshme një-për-një për storjet e tyre.

Storjet nga ky program do të publikohen në BIRN si dhe nga media të shquara rajonale e ndërkombëtare.

Përveç kësaj, autorët e tre artikujve më të mirë do të shpërblehen me 3,000 Euro, 2,000 Euro dhe 1,000 Euro.

Ne mirëpresim aplikime nga gazetarët e rinj nga Shqipëria, Bsonja Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Greqia, Hungaria, Kosova, Mali i zi, Maqedonia Veriore, Polonia, Rumania, Serbia dhe Sllovakia.

Afati i fundit për aplikim është 10 marsi.

Për ta gjetur formën e aplikimit klikoni në këtë link.

Nëse keni nevojë për më shumë informata, ju lutem na shkruani në [email protected].