BIRN fiton çmimin e lirisë së shtypit ‘Reporterët pa Kufij’ të Austrisë

RSF Austria të enjten i ka dhënë BIRN çmimin prestigjioz për liri të shtypit-Një sinjal për Evropën-të cilin drejtoresha rajonale e BIRN, Marija Ristiq, e përshkroi si nder dhe inkurajim.

Në një ceremoni të mbajtur online për shkak të COVID-19, Reporterët pa kufijë Austria të enjten nderuan BIRN për gazetarinë e tyre të guximshme hulumtuese në Evropën Lindore dhe Jug-lindore, dhe për dedikim për të luftuar për të drejtat e njeriut, demokraci dhe drejtësi për viktimat e krimeve të luftës.

Marija Ristiq, drejtoresha rajonale e BIRN, tha se ndihet e “nderuar nga ky vlerësim i kolegeve tanë austriakë. Është inkurajuese dhe na jep më shumë motiv të vazhdojmë me raportimin tonë të pakompromis”.

“Na mbështet ne në përpjekjet tona që t’i bëjmë shoqëritë më demokratike dhe t’i mbajmë të fuqishmit para llogaridhënies”, shtoi ajo.

Çmimi në veçanti nderon themeluesën e BIRN, Gordana Igriç, drejtoresha rajonale e organizatës deri në maj 2018, për punën e saj në themelimin e rrjetit.

Rrjeti i organizatës BIRN ka zyra në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Romani dhe Serbi.

Publikimet e BIRN kapin gjithashtu mediat në Ukrainë, Bullgari, Greqi, Kroaci, Moldavi, Mal i Zi, Poloni, Slloveni dhe Çeki. BalkanInsight