"Bir kur**, budalla", presidenti Biden ofendon gazetarin (VIDEO)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka ofenduar një gazetar duke i thënë “bir kur**, budalla”, pasi që ai e kishte pyetur për inflacionin.

Pas takimit të Këshillit të Konkurrencës mbi përpjekjet për ulje të çmimeve korrespondenti në Shtëpinë e Bardhë nga FOX, Peter Doocy e kishte pyetur presidentin Biden se  “A mendoni se inflacioni është një detyrim politik në terma afatmesëm?”.

“Është një aset i madh … më shumë inflacion,”  është përgjigjur Biden, dhe pastaj duke lënë mikrofonin e hapur ka ofenduar gazetarin.

Pas këtij ofendimi presidenti amerikan ka telefonuar gazetarin duke i thënë se nuk është ‘asgjë personale’.

“Brenda një ore nga ai shkëmbim, ai më telefonoi dhe më tha: “Nuk është asgjë personale, mik”, tha gazetari Doocy./ thehill

Përgatiti: Arta Sopi