BIK-u merr vendim për hapjen e xhamive

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava nga sot ka marrë vendimin që të rihap xhamitë në të gjithë vendin.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i BIK, Ahmet Sadriu.

Ai tha se nga sot të gjitha vaktet e namazeve do të falennë xhami këtu duke përfshirë edhe faljen e xhumasë.

“Myftiu e ka lëshu këtë vendim nga sot hapen xhamitë për faljen e namazeve ditore, por edhe namazin e xhumasë”, konfirmoi Sadriu.

Zëdhënësi theksoi se do t’i përmbahen të gjitha rregullave dhe rekomandimeve ndaj COVID-19

Më 14 mars 2020 Bashkësia Islame e Kosovë ka mbyllur të gjitha xhamitë në vend për shkak të COVID-19 për të u rihapur prap më 18 maj 2020.

Në Kosovë deri më tani janë të infektuar me coronavirus 9 mijë e 474 persona, ndërsa janë shëruar  5 mijë e 190 të tjerë dhe kanë vdekur 269.

Bashkësia Islame pezullon faljen e namazeve dhe xhumasë në xhami