Bien shifrat e pacientëve me COVID-19 të shtrirë në spitalet e Kosovës

Numri i pacientëve të shtrirë nëpër Spitalet Rajonale ka rënë dukshëm.

Nga grafikat e shpërndara nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës bëhet e ditur se nga 362 pacientë sa janë të shtrirë nëpër spitalet e Kosovës vetëm 257 janë të infektuar me COVID-19.

Në këtë njoftim tutje thuhet se gjashtë pacientë janë me respiratorë, 18 me maskën CPAP dhe 234 janë duke u asistuar me oksigjeno- terapi.

Edhe numri i vdekjeve është dukshëm në ulje.

Që nga 24 maji sot në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga coronavirusi, rënja e numrit të viktimave është parë dukshëm në këtë muaj.

Këtë e dëshmojnë edhe grafikat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Më 10 gusht ishin regjistruar më së shumti viktima si pasojë e infeksionit me coronavirus, 14 gjithsej.

Ndërsa më 20 dhe 24 gusht në Kosovë janë shënuar 13 vdekje.