Bien rastet me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur të dhënat e fundit të rasteve pozitive me coronavirus.

Sipas raportit ditor, pesë persona të infektuar me COVID-19 kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit përderisa nga 2,808 testimet e bëra gjatë ditës 108 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.
Po ashtu, rezulton se 732 persona janë shëruar brenda 24 orëve nga infeksioni SARS-CoV-2.

Në spitalet e Shqipërisë, me COVID-19 janë të shtrirë 116 pacientë.

Nga të dhënat e Ministrisë bëhet e ditur se Tirana ka numrin më të lartë të rasteve aktive me coronavirus, 15,696 sosh, pastaj Fieri me 1,391, Shkodra 512 raste, Durrësi 304, Korça 378, Gjirokastëra 292, Vlora 261, Elbasani 129, Kukësi 115, Dibra 102, Berati 103, si dhe në Lezhë janë 70 raste aktive.

“Testime totale 635,709, raste pozitive 131,085, raste të shëruara 109,338, raste aktive 19,353, humbje jete 2,394”, thuhet tutje në njoftim.

Vaksinimi

Shqipëria ka filluar vaksinimin kundër COVID-19 më 11 janar 2021.

Për më shumë se tre muaj në Shqipëri janë vaksinuar 453,255 qytetarë, ndërsa vetëm gjatë 24 orëve të fundit 19,627 qytetarë janë vaksinuar me “AstraZeneca”, vaksinë kundër coronavirusit.

“Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 453,255 doza të vaksinës ndaj COVID19, prej të cilave 353,491 vaksinime për persona mbi 60 vjeç”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Tutje thuhet se vaksinimi është duke vazhduar sipas të gjitha parametrave të sigurisë nga ekipet e trajnuara për vaksinim.