Bien rastet me COVID-19 në Shqipëri, 100 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 100 raste të reja dhe 5 viktima si pasojë e Covid-19.

Ministria njofton më tej se aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 173 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Ndërsa, në 24 orët e fundit janë shëruar 587 qytetarë, duke e quar numrin e të shëruarve në 102,171 që nga fillimi i epidemisë./Top Channel