COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Bien edhe më shumë rastet e infektimeve me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes me COVID-19.

Ndërsa, nga 2,484 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.

Tutje, nga ministria thuhet se janë shëruar 82 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156,894.

Në total numri i rasteve aktive është 673.