Bie sinjali i VALA-s në Vushtrri

Në pjesën më të madhe të qyetit të Vushtrrisë nga ora 09:35 ka rënë sinjali i telefonisë mobile dhe i internetit nga kompania VALA.

Kompania e telekomonikimit VALA, përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se sinjali ka rënë si pasojë e një kompanie lokale e cila duke punuar në rrugë në hyrje të Vushtrrisë, ka shkëputur kabllin optik.

“Kjo papërgjegjesi e kompanisë në fjalë ka lënë pa rrjet të telefonisë mobile me mijëra konsumatorë në këtë rajon”, shkruan Vala.

Sipas njoftimit, ekipet e Telekomit të Kosovës kanë dalur në terren dhe brenda pak kohe do të rregullohet problemi.