Bie ‘shtypja’ e furnizimit me ujë dhe menaxhim të mbeturinave për tre muaj

Në tre muajt e parë të sivjetmë, krahasuar me tremujorin paraprak pati rritje në furnizimin me rrymë ndërsa rënie në industrinë nxjerrëse, pastaj furnizimit me ujë dhe menaxhim të mbeturinave.

Në anën tjetër në raport me periudhën e njëjtë të 2019-ës, është rritur industria nxjerrëse ndërsa me rënie mbetet furnizimi me ujë dhe me menaxhim të mbeturinave

Në tremujorin e parë 2020, pati rritje të furnizim me rrymë e gaz ndërsa rënie në furnizimin  me ujë.

“Në tremujorin e parë të vitit 2020, krahasuar me tremujorin e katërt 2019, rritje ka pasur në sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D), me 2.79%. Ndërkaq, ulje kishte në: sektorin e industrisë nxjerrëse (B) me 32.27%; sektorin e industrisë përpunuese (C) me 33.73%; sektorin e furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) me 11.39%.”, thuhet në të dhënat e Agjencisë së Statistikave..

Më tej thuhet se krahasuar tre muajt e parë janar-mars 2020 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak, ka pasur rritje në: sektorin e industrisë nxjerrëse (B) me 38.53 përqind; sektorin e furnizimit me rrymë, gaz dhe ajër të kondicionuar (D) me 3.67 përqind; sektorin e industrisë përpunuese (C) me 2.14 përqind.

Ndërsa, ulje kishte në sektorin e furnizimit me ujë, veprimtaritë menaxhimit të mbeturinave (E) me 2.00 përqind.

Këto të dhëna Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) i bëri të ditura me publikimin e Statistikave Afatshkurtra të Industrisë, duke paraqitur indeksin e vëllimit industrial për TM1 2020.

Sipas ASK-së, kjo anketë, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në industri: B – Nxjerrëse, C – Përpunuese, D – Furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, dhe E – Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave, në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.