Ilustrim

Bie pre e një mashtrimi, dha para për të tërhequr kinse një shpërblim

Një person ka raportuar se ka pranuar një e-mail nga një shtetas i huaj, në të cilën ceket se ka fituar një shpërblim dhe se duhet të paguaj një shumë të caktuar të parave për të tërhequr shpërblimin.

Vepra penale “mashtrim” është iniciuar në Prizren.

Ankuesi kishte paguar një shumë parash, por nuk ka arritur ta tërheqë shpërblimin.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i cili ka udhëzuar që të hapet rasti.

Rasti është nën hetime.