Ilustrim, Pamje nga ceremonia e festës para martesës në Indi. Foto: Reuters /REL

Bie pllaka metalike, 13 persona vdesin pasi ranë në një pus në Indi

Të paktën 13 persona kanë vdekur pasi kanë rënë në një pus gjatë një ceremonie martese në Uttar Pradesh, shtetin verior të Indisë.

Policia tha se viktimat – të gjitha gra dhe fëmijë – ishin ulur në një pllakë metalike që mbulonte pusin kur ai u shemb, raporton BBC.

Dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga aksidenti i ndodhur në rrethin Kushinagar.

Kryeministri Narendra Modi i quajti vdekjet “pikëlluese”.

Tragjedia ndodhi mbrëmjen e së mërkurës gjatë ceremonisë tradicionale “haldi”, në të cilën të afërmit vendosin pastë me shafran të Indisë në fytyrat e nuses dhe dhëndrit si një shenjë e begatisë.

Kur pllaka u thye, të ftuar të tjerë vrapuan për të shpëtuar viktimat dhe i çuan në një spital aty pranë.

Ndërsa 11 persona u deklaruan të vdekur menjëherë, dy të tjerë vdiqën më vonë gjatë trajtimit, tha policia.