Madrid, Spanjë

Bie numri i viktimave nga coronavirusi në Spanjë

 

Numri ditor i viktimave të coronavirusit në Spanjë ka rënë për të katërtën ditë me radhë.

Qeveria spanjolle raportoi të hënën se në 24 orët e fundit kanë vdekur 637 persona, krahasuar me 674 viktima të raportuara në 24-orëshin paraprak.

Shifra e sotme e viktimave është më e ulëta qysh më 24 mars.

Numri ditor i viktimave në Spanjë ka shënuar kulmin prej 950, të enjten e kaluar.

Shifrat e sotme po ashtu flasin për 4,273 raste të reja të të infektuarve me koronavirus.

Në Evropë, Spanja ka numrin më të madh të të infektuarve: 131,646, ndërsa për nga numri i viktimave është e dyta, me 12,641.

Me 15,887 viktima, Italia ka numrin më të lartë të tyre në botë./REL