Bie numri i të vaksinuarve gjatë javës së fundit në Kosovë

Numri i vdekjeve më coronavirus dhe shtimi i rasteve të reja mbetet alarmant në Kosovë. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 20 persona me COVID-19 dhe janë regjistruar rreth 1 mijë raste të reja.

Ndonëse numri i viktimave dhe rasteve të reja të infektuar me virusin korona është rritur, numri i të vaksinuarve kundër SARS-CoV-2 gjatë ditëve të fundit ka rënë.

Të dhënat në raportin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë dy javëve të fundit tregojnë që numri i personave të vaksinuar brenda 24 orëve ka shënuar rënie.

Të dhënat e publikuara në ditën e martë, me 17 gusht, që tregojnë për rastet e shënuara gjatë ditës së hënë flasin se në Kosovë ishin vaksinuar 21 mijë e 903 qytetarë brenda 24 orëve, shifër kjo e cila pësoj rënie në ditën pasuese.

Në raportin e ditës së mërkurë, 18 gusht, që përmban të dhënat e ditës paraprake, të vaksinuar ishin 20 mijë e 358 qytetarë.

Në ditën e enjte me 19 gusht, numri i të vaksinuarve u rrit në 22 mijë e 119.

Ndërsa të premten më datë 20 gusht numri i qytetarëve të vaksinuar ishte 22 mijë e 245.

Shifër pothuajse e njëjtë ishte edhe ditën e shtunë, 21 gusht, në të dhëna që tregonin rastet e ditës së premte thuhej së brenda 24 orëve të fundit u vaksinuan 22 mijë 486 qytetarë.

E në të dhënat e publikuara ditën e diel, me 22 gusht, numri i qytetarëve të vaksinuar ishte 18, 776.

Rënie me evidente e numrit të vaksinuarve kundër COVID-19 u shënua gjatë javës së fundit në Kosovë.

Ndonëse numri i viktimave nga COVID-19 këtë javë shënoi rritje alarmante, numri i qytetarëve të vaksinuar brenda 24 orëve pësoi rënie.

Vetëm gjatë 7 ditëve të fundit në Kosovë gjithsej 132 persona të infektuar me COVID-19 kanë vdekur.

Të dhënat e publikuara në raportin ditor e ditës së martë, 24 gusht, që tregojnë për rastet e shënuara gjatë ditës së hënë, flasin se në Kosovë ishin vaksinuar 21 mijë e 719 qytetarë brenda 24 orëve, por ditëve pasuese kjo shifër shënoi rënie.

Të martën, më 25 gusht, sipas raportit të ditës së mërkurë ishin vaksinuar 18 mijë e 326 qytetarë, të mërkurën me datë 26, sipas raportit të së enjtes del sa ishin vaksinuar 16 mijë e 862 persona, ndërsa gjatë ditës së enjte, me 27 gusht janë vaksinuar 15 mijë e 862 qytetar.

E në raportin e ditës së shtunë, 28 gusht numri i qytetarëve të vaksinuar ishte 15 mijë e 965. Të dhënat e publikuara sot, 29 gusht, flasin se numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve është 11 mijë e 458.

Sipas përllogaritjeve, në Kosovë, nga të dhënat 24 orëve, prej datës 17 gusht 2021 deri më datë 22 gusht, janë vaksinuar 127 mijë e 886 qytetarë.

Ndërsa javën e fundit, prej datës 24 gusht deri më datë sot, 29 gusht, në total janë vaksinuar 100 mijë e 194 qytetarë, që i bie rreth 27 mijë qytetar më pak së javën paraprake.

Sa i përket vaksinimit nga 29 marsi, kur filloi procesi i imunizimit e deri më tani, numri total i dozave të administruara është 780 mijë e 637. Prej tyre të vaksinuar me dozën e parë janë  518 mijë e 819 njerëz ndërsa më të dy dozat 261 mijë e 818 njerëz.