COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Bie numri i të infektuarve me COVID-19, tre të vdekur për 24 orë

Numri i personave të vdekur me coronavirus ka filluar të bie në Kosovë në krahasim me javët e kaluara, ndërsa është shënuar rënie te rastet pozitive me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se tre persona të infektuar me coronavirus kanë vdekur si dhe 23 persona të tjerë kanë rezultuar të infektuar nga 1 mijë e 442 mostra të dyshuara të testuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 591 persona nga COVID-19.

Aktualisht në Kosovë janë 3 mijë e 605 raste aktive me SARs-CoV-2.

Nga 13 marsi e deri më tani në nivel vendi janë shënuar 159 mijë e 870 qytetarë, prej tyre 2 mijë e 936 kanë vdekur ndërsa 152 mijë e 758 janë shëruar.