Bie numri i të infektuarve aktivë me coronavirus në Kosovë

Numri i pacientëve aktivë me coronavirus në Kosovë është zvogëluar.

Aktualisht në vend me COVID-19 aktivë janë 191 pacientë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se sot është shënuar një rast i ri me coronavirus dhe janë shëruar 15 pacientë.

Deri më tani, numri në total i të prekurve me coronavirusin e ri ka shkuar në 989, ndërsa janë shëruar 769 pacientë dhe kanë vdekur 29 persona.

Dalin rezultatet e 211 testeve për COVID-19 në Kosovë