Bie numri i të hospitalizuarve me COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se aktualisht është duke trajtuar vetëm 18 pacientë me COVID-19.

Sipas ShSKUK-së, pesë pacientë po trajtohen në Klinikën Infektive ku njëri nga ta është në mjekim intensiv, kurse një pacient po trajtohet në Klinikën e Pediatrisë.

Në njoftimin e këtij institucioni thuhet se spitalet regjionale janë duke trajtuar 14 pacientë.

“6 pacientë Spitali i Gjakovës, dy pacientë Spitali i Prizrenit, dy pacientë Spitali i Pejës dhe katër pacientë Spitali i Gjilanit”- thuhet në njoftim.

Në Kosovë aktualisht janë mbi 3 mijë raste aktive me coronavirus.