Bie nga ura në lumin e fshatit Radesh në Dragash, vdes 6 vjeçari

Një fëmijë i moshës 6 vjeç ka vdekur pasi ka rënë nga një urë në lumin e fshatit Radesh në komunën e Dragashit.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Vesel Gashi i cili tha se dyshohet se 6 vjeçari derisa ka qenë duke luajtur me shokë, nga një urë ka ra në lumin fshatit Radesh të Drgashit.

Sipas Gashit, rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë.

“Policia së bashku me prokurorin në Prizren, kanë fillua hetimet dhe po e trajton rastin si vdekje e dyshimtë”, ka konfirmuar Gashi për KALLXO.com.

Tutje Gashi ka thënë se njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë veprimet e nevojshme ligjore dhe se me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për procedura të mëtejme ligjore.

KALLXO.com gjatë ditës së sotme ka raportuar edhe pë një fëmijë i cili është gjendur pa shenja jete në kanalin e “Ibër Lepencit”, në fsharin Vaganicë të Mitrovicës.