Bie nga rrjeti Messengeri

Përdorues të shumtë u përballen me probleme me faqen e njohur të rrjeteve sociale Facebook këtë pasdite.

Raportet në internet sugjerojnë që shumë përdorues të Facebook dhe Messenger kanë probleme në dërgimin dhe marrjen e mesazheve, transmeton rtv21.tv.

Duket se nuk janë prekur vetëm Facebook dhe Messenger.

Përdoruesit në Instagram dhe Whatsapp po raportojnë gjithashtu vështirësi.

Facebook ende nuk ka komentuar mbi ndërprerjen, e cila duket se po ndikon tek përdoruesit e Messenger./21Media