Bie nga lartësia, vdes në QKUK një 44-vjeçar

Një qytetar ka vdekur pasi që ka rënë nga një lartësi në lagjen “Prishtina e Re” në kryeqytet.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti- Haziraj.

“Rasti ka ndodhur në lagjen “Prishtina e re” në  Prishtinë, saktësisht brenda një objekti, ku viktima ka rënë nga një lartësi dhe  ka pësuar lëndime. Viktima i gjinisë mashkullore (1976), nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti në QKUK ka ndërruar jetë. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe inspektoriatin e punës”, tha ajo.